Wednesday, May 28, 2014

Si mund të kontriboj unë për një mjedis të pastër?

    Disa rregulla bazike, aplikimi i të cilave ndikon në uljen e ndotjes mjedisore
  • Hidhi mbeturinat në shportë, jo në vende publike.
  • Uji është i çmueshëm, mos e lë të rrjedhë pa nevojë.
  • Fike dritën kur nuk është askush në dhomë.
  • Makinat  ndotin ajrin, rrugëve të shkurtra ec ose shfrytëzoje biçikletën.
  • Mbill pemë, shumë pemë, të paktën një gjatë jetës suaj.
  • Përdor poçe elektrike që kursejnë rrymën. (Këto harxhojnë më pak energji dhe kanë jetë më të gjatë se ato të zakonshmet.)
  • Përdor qese të tekstilit gjatë blerjeve.( Ato mund të përdoren shumë herë dhe zëvendësojnë qeset e plastikës.) 
  • Televizori punon e askush nuk është në dhomë!( Pajisjet elektrike ndali kur nuk i përdor askush. Kujdes, mos i lë në modusin „stand by“. Kjo do të thotë kur edhe dritëza e vogël është shuar ke vepruar si duhet.)
  • Kujdes te frigoriferi! Mos e lërë derën të hapur gjatë.
  • Gjatë gatimit në kuzhinë, ena duhet të ketë kapak.( Kjo ndihmon gjithashtu për të kursyer energji dhe shpejton përgatitjen e drekës.)
  • Dimrit ajrose dhomën duke e hapur dritaren tërësisht për një kohë të shkurtër. Nëse e hap dritaren vetëm pak për kohë më të gjatë, dhoma nuk ajroset si duhet dhe harxhon më shumë energji.
  • Riciklimi i mbeturinave është shumë i rëndësishëm. Për të prodhuar një produkt nga materiale të ricikluara nevojitet më pak energji se për ato nga resurse të reja.
  • Larja në dush gjithashtu harxhon më pak energji se ajo në vaskë./HalimMustafa

0 Komente:

Post a Comment

pikaegjelbert. Powered by Blogger.