O2
po na duhët ma shumë..
Sot më shumë se kurrë aktiviteti i njeriut po dëmton
planetin tonë.
Planeti ku jetojm ne vetë jemi përgjegjës për cdo gjë që
shkaktojm në mjedisin që na rrethon ,për këtë secili duhet të merr
përgjegjësi.Nuk është vetëm që fajin te ja hedhim institucioneve
qeveritare apo shtetore ,këtu duhet që të gjithë sbashku
të ndikojm në një mjedis të pastër.Të gjitha shtresat
e shoqerisë duhet të jenë të vetëdisuar për kujdesin ndaj
mjedisit.
Në mjedis ajri është kryesori.
Secilit duhet që vëtë të jetë i
kujdesshëm që të mos ta ndotë mjedisin,por të kujdesemi për të,
në si popull jemi shumë për veti ,e pastrojm vetëm shtëpijat tona deri te
oborri më larg nuk na intereson nuk kujdesemi , pse ndodh kjo? a nuk jemi
njerzë që dëshirojm të jetojm në një komunitet
që të gjithë të ndihmojm njeri-tjetrin ,apo duhet
më anë të denimit ,gjobave të vetëdisohemi.
Nuk është e thane që gjithmonë “polici”
me na nejt të kryt ,duhet te jemi vetë kontribus për mjedisin, ashtu siq
kujdesemi në shtepiat tona.
Të gjithë e dijm se vendi
jonë është në tranzicion ,por nuk mund te arsyetomi qe nuk kemi
qka bojm ma shume ,kur vet hedhim vend e pa vend mbeturina ,kjo anomali
ndodhë pasi që pritojm me shku me hedh aty
ku është kontineri por të hedh,por qaty ku na vjen ma afër neve
,"qoftë kjo edhe në hyrje të derës së kojshis",
vetëm që ta largojm “bërllogun” nga shtepit tona.
Në lagjen time Makina per mbledhjen e mbeturinave vjen
cdo të mërkurë ,dhe ne si banor jemi te detyruar qe ta respektojm
kete orar.
Ndoshta në lagjen ku jetoj nuk është frekuentim shume i madhë i
automjeteve sa është në qender të qytetit ,por nese ndodhë që te
jemi me veturë ne qendër ,ateherë në pikë të ditës ndodh
vjen makina për mbledhjen e mbeturinave ,duke bërë bllokimin e
komunikacionit që besoj secilit nga ju i ka penguar. Pyetja jeme ka qenë pse
kjo nuk bëhet në mbremje natën? Përgjigjja ka qenë se nuk ka mundësi
që kompania “Hortikultura” ti paguaj puntorët për ndrrim të natës ,
normalisht kjo po i kushton një biznesi ,por neve si qytetarë a nuk
duhët të na dëgjohet zëri.
Pjesën ku jetoj në Prishtinë ështe afër Parkut
taukbashqe është një vend shumë natyror i mirë për
pushim dhe rekreacion, këtu para një viti ka investu komuna nuk mund ta
mohoj në ndriqim,në ulese , dhe në shtegun për vrapimit.
Por ajo që më vret më shumë është pasi
që nuk kaloj shum muaj dhe filluan ti demtojn pjesët e ndriqimit ,duke mos
llogaritur fare që keto investime janë bërë nga kontributi
,paret tona ,me anë të tatimeve.
Për Prishtinë mund të foli pasi që këtu jetoj
,ndërsa për qytetet tjera te Kosoves nuk kam info si funksionon , apo sa kryen
punë komuna për komunitetit.
Këtu në Prishtinë Komuna ka bërë punë me
vendosjen në disa pjesë të qytetit me kontinier nën tokësor që kanë kushtuar
230 mijë euro, duke menduar në si qytetar se më në fund u
zgjedh një problemë duke eleminuar kontineret nga trotuari ,por ndodhi
e kundërta ,kur para dy muajve dëgjova në media se krytari aktual i ka
mbyllë ato. Pasi që kompania “
Hortikultura”
nuk ka makineri qe mund te i nxjerr këto mbeturina ,ndersa per makineri te reja
nuk ka fonde.
Këto janë pak a shumë anomalitë në Kryeqytetit
tim Prishtina.
FisnikHyseni