Showing posts with label Ndotje. Show all posts
Showing posts with label Ndotje. Show all posts

Wednesday, May 28, 2014

    Disa rregulla bazike, aplikimi i të cilave ndikon në uljen e ndotjes mjedisore
  • Hidhi mbeturinat në shportë, jo në vende publike.
  • Uji është i çmueshëm, mos e lë të rrjedhë pa nevojë.
  • Fike dritën kur nuk është askush në dhomë.
  • Makinat  ndotin ajrin, rrugëve të shkurtra ec ose shfrytëzoje biçikletën.
  • Mbill pemë, shumë pemë, të paktën një gjatë jetës suaj.
  • Përdor poçe elektrike që kursejnë rrymën. (Këto harxhojnë më pak energji dhe kanë jetë më të gjatë se ato të zakonshmet.)
  • Përdor qese të tekstilit gjatë blerjeve.( Ato mund të përdoren shumë herë dhe zëvendësojnë qeset e plastikës.) 
  • Televizori punon e askush nuk është në dhomë!( Pajisjet elektrike ndali kur nuk i përdor askush. Kujdes, mos i lë në modusin „stand by“. Kjo do të thotë kur edhe dritëza e vogël është shuar ke vepruar si duhet.)
  • Kujdes te frigoriferi! Mos e lërë derën të hapur gjatë.
  • Gjatë gatimit në kuzhinë, ena duhet të ketë kapak.( Kjo ndihmon gjithashtu për të kursyer energji dhe shpejton përgatitjen e drekës.)
  • Dimrit ajrose dhomën duke e hapur dritaren tërësisht për një kohë të shkurtër. Nëse e hap dritaren vetëm pak për kohë më të gjatë, dhoma nuk ajroset si duhet dhe harxhon më shumë energji.
  • Riciklimi i mbeturinave është shumë i rëndësishëm. Për të prodhuar një produkt nga materiale të ricikluara nevojitet më pak energji se për ato nga resurse të reja.
  • Larja në dush gjithashtu harxhon më pak energji se ajo në vaskë./HalimMustafa

Si mund të kontriboj unë për një mjedis të pastër?

Friday, May 23, 2014

Mjedisi dhe Njeriu

Kujdesi per mjedisin jetesor eshte mission I pakthyeshem,I qdo banori ne planetin tokë. Behet e qartë se natyra per qdo dite na dergon sinjale per rrezikun qe na kanoset nga shfrytzimi I gabuar I mjedisit jetesor.
Njeriu si qenie më e zhvilluar jetësore vazhdimisht kërkonin ndryshime, punë më të lehtë dhe një jetë më të mirë. Kështu, me anë të arritjeve të tij gjatë gjithë jetës në fushën e modernizimit të teknikës dhe teknologjisë, pothuajse ka harruar të veproj në parandalimin ndotjes mjedisore, të cilat efekte tashmë janë duke paguar brezat e sotëm. Duke iu nënshtruar rrezikimit të shëndetit të tij nga llojet e ndryshme të ndotjes si të ujit, ajrit, ushqimit, etj.
Ndotjet shtesë dhe shkatrrimet të shkaktura nga luftërat dhe stuhitë të cilat lënë prapa pasoja shkatërrimtare si për botën bimore dhe shtazore. Duhet të besojmë se nuk ka shëndet të mirë pa ujë të pastër, ajër të pastër dhe ushqim të shëndetshëm.
Natyrisht, një mjedis të pastër do t’i kontribojmë në mënyrë të thjeshtë gjat daljes në shetitje, pikniqe, në qoftë se të paktën e marrim një shishe, ndonji kuti të letrës të cilat I kishim marr me vete për të konsumuar pije apo ushqim.
Kur e percaktova temen rreth mjedisit qe do ta postoj ne blogger,mendova shumë.
Ndoshta edhe më shtyri qe ta marr k
ëtë temë fakti se sa shum neglizhohet kjo temë edhe pse jemi te vetdijshëm rreth këtij problem, mirepo qe nuk veprojmë thuajse asgjë rreth zgjidhjes se ketij problemi.
Deshiroj te bej shkrime ne blog,te bej foto,video që të gjithë njerezit qe jetojn ne vendin tone të vetëdijsohen,qe ti shohin se qfarë pasojash japin keto probleme edhe pse ne nuk I shohim menjëherë mirepo qe shfaqen me kalimin e kohes,pasojat e ketyre te fundit qe dijnë të jenë fatale per shendetin tone. Te gjith e dim se një pjesë kogja e madhe e fajita per ndotjen e mjedisit nga mbeturinat e ndryshme bie tek ne , qe po vazhdojmë të ‘’kontribojmë’’ negativisht.
Prandaj do te ishte shum mire ti japim fund ksaj dukurie qe po vazhdon te jetë prezente, dhe sadopak qe të ndimoj me postime ne Blogger qe te percjell mesazhin tek te tjeret.

Ne fund po e mbylli me nje foto te thjesht,mirepo qe ka shum kuptim:



Mjedisi dhe Njeriu

pikaegjelbert. Powered by Blogger.