Friday, May 23, 2014

Edhe ti mund te besh diqka per mjedisin.

Pastërtia është gjysma e shëndetit”, është një nga fjalët e para që fëmijët e dëgjojnë, prej kur e fillojnë shkollimin, apo kur shkojnë në çerdhe.
Ky është një fillim i nevojshëm,për fëmijët, për të kuptuar rëndësinë e pastërtis, por jo edhe i mjaftueshëm për të gjitha moshat.

Pas kësaj faze ekziston nevoja për një program edukativ, dhe të përshtatur sipas ndryshimeve në moshën e njeriut, për të mësuar në thelbë, kuptimin e Pastërtis dhe për të kuptuar se gjithë mjedisi  rrethues ka nevojë të mbrohet nga ndotja e mundshme.

Prandaj, duke pasur parasysh gjendjen aktuale të njeriut, fitohet përshtypja se gjatë fazave të transformimit të tij fizik, nuk bën dhe transformimin i plotë indërgjegjjes së tij.
Mungesa e një programi të përshtatshëm arsimor, ka bërë që njeriu, gjatë zhvillimit, të ketë njohuri të kufizuara për mbrojtjen e mjedisit, vetëm në kujdesin për mirëmbajtje personale, dhe asgjë më shumë.

Pra, njeriu i kalon të gjitha fazat e jetës së tij, pa e kuptuar se Pastërtia nuk ka për qëllim vetëm trupin e tij fizik, por ka kuptim shumë më të zgjëruar,përfshinë mbrojtjen e mjedisit.
Kështu për shembull, kemi raste kur fëmijët, apo njerëzit e moshave të ndryshme,  ecin duke kaluar mbi mbeturina, pa e ditur se mbrojtja e mjedisit, është gjithashtu detyrë e tyre për të hequr mbeturinat, dhe vendosja e tyre në vende të caktuara.


Fotoja se shpejti do te zëvendsohet.
Këto skena, të përditshme hasen në të gjitha vendet e pazhvilluara, dhe te ato në zhvillim,por jo edhe në vendet e zhvilluara, ku egziston një vetëdije e lartë në të gjitha nivelet e moshave të njeriut. Pra, kemi të bëjmë me një mungesë të përgjithëshme të edukimit të shoqërisë, nëpër të gjitha fazat e jetës, kryesisht nëpër fazat e shkollimit të tij.

Ndërgjegja njerëzore është faktori kryesor, për të gjitha llojet e ndotjes, qofshin të ulta apo të larta. Pra, kur të arrihet një vetëdije më e lartë dhe më e shëndoshë  te njeriu  nuk do të ketë mbeturina nëpër hapësira të ndryshme.
Me një fjal ne mund te bejm diqka per te ndihmuar mjedisin,edhe gjëra te vogla por te cilat na qojn drejt permirsimit dhe vetdiesimit gradualisht./Halim Mustafa

0 Komente:

Post a Comment

pikaegjelbert. Powered by Blogger.