Showing posts with label Ajri. Show all posts
Showing posts with label Ajri. Show all posts

Wednesday, May 28, 2014

    Disa rregulla bazike, aplikimi i të cilave ndikon në uljen e ndotjes mjedisore
  • Hidhi mbeturinat në shportë, jo në vende publike.
  • Uji është i çmueshëm, mos e lë të rrjedhë pa nevojë.
  • Fike dritën kur nuk është askush në dhomë.
  • Makinat  ndotin ajrin, rrugëve të shkurtra ec ose shfrytëzoje biçikletën.
  • Mbill pemë, shumë pemë, të paktën një gjatë jetës suaj.
  • Përdor poçe elektrike që kursejnë rrymën. (Këto harxhojnë më pak energji dhe kanë jetë më të gjatë se ato të zakonshmet.)
  • Përdor qese të tekstilit gjatë blerjeve.( Ato mund të përdoren shumë herë dhe zëvendësojnë qeset e plastikës.) 
  • Televizori punon e askush nuk është në dhomë!( Pajisjet elektrike ndali kur nuk i përdor askush. Kujdes, mos i lë në modusin „stand by“. Kjo do të thotë kur edhe dritëza e vogël është shuar ke vepruar si duhet.)
  • Kujdes te frigoriferi! Mos e lërë derën të hapur gjatë.
  • Gjatë gatimit në kuzhinë, ena duhet të ketë kapak.( Kjo ndihmon gjithashtu për të kursyer energji dhe shpejton përgatitjen e drekës.)
  • Dimrit ajrose dhomën duke e hapur dritaren tërësisht për një kohë të shkurtër. Nëse e hap dritaren vetëm pak për kohë më të gjatë, dhoma nuk ajroset si duhet dhe harxhon më shumë energji.
  • Riciklimi i mbeturinave është shumë i rëndësishëm. Për të prodhuar një produkt nga materiale të ricikluara nevojitet më pak energji se për ato nga resurse të reja.
  • Larja në dush gjithashtu harxhon më pak energji se ajo në vaskë./HalimMustafa

Si mund të kontriboj unë për një mjedis të pastër?

Friday, May 23, 2014

O2 po na duhët ma shumë..

Sot më shumë se kurrë aktiviteti i njeriut po dëmton planetin tonë.
Planeti ku jetojm ne vetë jemi përgjegjës për cdo gjë që shkaktojm në mjedisin që na rrethon  ,për këtë secili duhet të merr përgjegjësi.Nuk është vetëm që fajin te ja hedhim institucioneve qeveritare apo shtetore ,këtu duhet që të gjithë sbashku të ndikojm në një mjedis të pastër.Të gjitha shtresat e shoqerisë duhet të jenë të vetëdisuar për kujdesin ndaj mjedisit.               
    Në mjedis ajri është kryesori.
Secilit duhet që vëtë të jetë i kujdesshëm që të mos ta ndotë mjedisin,por të kujdesemi për të, në si popull jemi shumë për veti ,e pastrojm vetëm shtëpijat tona deri te oborri më larg nuk na intereson nuk kujdesemi , pse ndodh kjo? a nuk jemi njerzë që dëshirojm të jetojm në një komunitet që të gjithë të ndihmojm njeri-tjetrin ,apo duhet më anë të denimit ,gjobave të vetëdisohemi.


Nuk është e thane që gjithmonë “polici” me na nejt të kryt ,duhet te jemi vetë kontribus për mjedisin, ashtu siq kujdesemi në shtepiat tona.
Të gjithë e dijm se vendi jonë është në tranzicion ,por nuk mund te arsyetomi qe nuk kemi qka bojm ma shume ,kur vet hedhim vend e pa vend mbeturina ,kjo anomali ndodhë pasi që pritojm me shku me hedh aty ku është kontineri por të hedh,por qaty ku na vjen ma afër neve ,"qoftë kjo edhe në hyrje të derës së kojshis", vetëm që ta largojm “bërllogun” nga  shtepit tona.


Në lagjen time Makina per mbledhjen e mbeturinave vjen cdo të mërkurë ,dhe ne si banor jemi te detyruar qe ta respektojm kete orar.
Ndoshta në lagjen ku jetoj nuk është frekuentim shume i madhë i automjeteve sa është në qender të qytetit ,por nese ndodhë që te jemi me veturë ne qendër ,ateherë në pikë të ditës ndodh vjen makina për mbledhjen e mbeturinave ,duke bërë bllokimin e komunikacionit që besoj secilit nga ju i ka penguar. Pyetja jeme ka qenë pse kjo nuk bëhet në mbremje natën? Përgjigjja ka qenë se nuk ka mundësi që kompania “Hortikultura” ti paguaj puntorët për ndrrim të natës , normalisht kjo po i kushton një biznesi ,por neve si qytetarë a nuk duhët të na dëgjohet zëri.

Pjesën ku jetoj në Prishtinë ështe afër Parkut taukbashqe është një vend shumë natyror i mirë për pushim dhe rekreacion, këtu para një viti ka investu komuna nuk mund ta mohoj në ndriqim,në ulese , dhe në shtegun për vrapimit.
Por ajo që më vret më shumë është pasi që nuk kaloj shum muaj dhe filluan ti demtojn pjesët e ndriqimit ,duke mos llogaritur fare që keto investime janë bërë nga kontributi ,paret tona ,me anë të tatimeve.


Për Prishtinë mund të foli pasi që këtu jetoj ,ndërsa për qytetet tjera te Kosoves nuk kam info si funksionon , apo sa kryen punë komuna për komunitetit.
Këtu në Prishtinë Komuna ka bërë punë me vendosjen në disa pjesë të qytetit me kontinier nën tokësor që kanë kushtuar 230 mijë euro, duke menduar në si qytetar se më në fund u zgjedh një problemë duke eleminuar kontineret nga trotuari ,por ndodhi e kundërta ,kur para dy muajve dëgjova në media se krytari aktual i ka mbyllë ato. Pasi që kompania “Hortikultura” nuk ka makineri qe mund te i nxjerr këto mbeturina ,ndersa per makineri te reja nuk ka fonde.





Këto janë  pak a shumë anomalitë në Kryeqytetit tim Prishtina.




                 Mos harro bashkohu edhe ti me 24 Maj “Ta Pastrojm Kosoven”.













FisnikHyseni



O2 po na duhet ma shumë...

pikaegjelbert. Powered by Blogger.